Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se krijimi i korridoreve humanitare në Ukrainë për evakuime dhe ndihma është “minimumi” që duhet bërë tani.

Ai e përshkroi retorikën bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin si “të rrezikshme” dhe të pamatur” dhe përsëri tha se aleanca e NATO-s nuk do të dërgonte trupa apo avionë në Ukrainë.

Një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë “me shumë gjasa do ta përshkallëzonte luftën në një luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, shtoi ai.