Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, kanë zhvilluar një takim në Moskë.

Putin e Lukashenko, sipas raportimeve, do të flasin për luftën në Ukrainë si dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore. Lukashenko është një nga pak aleatët e mbetur të Putinit.

Sipas mediave të huaja, Putin është shprehur se në të kaluarën, sanksionet vetëm e kanë bërë Rusinë më të fortë.

Veçanërisht, lideri rus shtoi se ka pasur “ndryshime pozitive” në bisedimet me Ukrainën dhe se negociatat po vazhdojnë në baza ditore.