Autoritetet në Kiev kanë raportuar se aeroporti Antonov në veri të kryeqytetit ukrainas është goditur nga bombardimet ruse.
Ky aeroport, i njohur ndryshe si Hostomel është më i rëndësishmi i shkëmbimit të mallrave në Ukrainë si dhe një bazë ajrore kryesisht ushtarake.
Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë sulmin rus që ka sjellë një shtëllungë të trashë tymi që ngrihet nga sipër aeroportit.





