Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë me dije se OKB-ja do të dhurojë 40 milionë dollarë të tjera për të rritur ndihmën humanitare në Ukrainë.
Guterres njofton se fondet do të shkojnë për furnizime ushqimore, ujë, ilaçe dhe produkte të tjera jetike në vend, si dhe ndihmë në para për ata që kanë nevojë.
Ai paralajmëron se një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në Ukrainë – qoftë i rastësishëm apo i qëllimshëm – kërcënon “të gjithë njerëzimin”.





