Ministria e Shëndetësisë në Kosovë informon se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 56 raste të reja me koronavirus.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.039 doza të vaksinës. Deri më sot 819.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.





