Një nënë në Ukrainë ka shpëtuar foshnjën e saj një muajshe duke e mbrojtur atë me trupin e saj gjatë bombardimeve ruse.
Edhe pse mori disa lëndime, nëna arriti të shpëtonte foshnjën e saj. Fotoja e saj e plagosur, me kokën e lidhur me fasho e teksa ushqen beben me gji, po bën xhiron e rrjetit.
Nëna e re e quajtur Olga, iu desh t’i nënshtrohej një operacioni pasi kishte lëndime të shumta për shkak të bombave në Kiev.
Në të njëjtën kohë, një tjetër pamje tronditëse po bën xhiron e internetit. Një nënë nuk arriti t’i shpëtojë zjarrit rus. I biri qan mbi trupin e saj të pajetë të mbuluar me një çarçaf plot gjak.






