Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila së fundmi është distancuar nga radhët e Partisë Socialiste, ka publikuar një mesazh reflektues në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar një fotografi ku shpreh lutjet e saj ndaj Zotit.

Lutje të cilat janë thirrje për forcë, besim të drejtë dhe shpresë të sigurtë.

“Zot më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohemi drejt rrugëve t’humbuna”, shkruan deputetja.

Postimi vjen pas shumë reagimeve që kanë ardhur si rrjedhojë e vendimit të saj në rradhët e PS.

Me largimin e saj nga Partia Socialiste, neomalësorja ka hasur një “lumë” komentesh dhe kritika. 
Vijimi i rrugëtimit të saj politik si deputet e pavarur, ka nxitur zhurmë mes protestusve që po zbresin përditë në shesh kundër qeverisë. 
Koçeku gjithashtu ka shprehur mbështetje ndaj Revolucionit të Flamingove.