Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njejtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë zgjedhur që të mos bëjnë negociata me to. “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.





