Dashi: Këto ditë do të rikthehet sensualiteti në dashurinë tuaj, ndaj shijojeni në maksimum. Ndërsa në punë, nëse është e mundur bëni pak pauzë për të reflektuar.
Demi: Pas disa muajsh, për fat të keq Venusi nuk është më i njëjti, kujdes nga marrëdhëniet intime. Sot do të bëni një punë të shkëlqyer, por shpërblimet do ti merrni në verë.
Binjakët: Sot është ditë kur mund të jepni dicka më shumë në dashuri, dini si të përfitoni. Shmangni diskutimet në punë, disa kolegë mund të jenë të tensionuar.
Gaforrja: Falë ndikimit të Hënës, do të përmirësohen marrëdhëniet. Nëse ju thërrasin për një marrëveshje ose kontratë të re, është kohë e mirë për të ndryshuar.
Luani: Në dashuri është më mirë të jeni shumë të kujdesshëm. Për shkak të ndikimit të kundër të Hënës, mund të keni tension gjatë diskutimeve me partnerin/ partnerin. Ndërsa në punë vihen re ndryshime.
Virgjëresha: Hëna është praktikisht në anën tuaj në të gjitha aspektet: një ditë shumë premtuese. Ndërkohë bëjini gjërat me shumë qetësi në punë.
Peshorja: Sot është një ditë ideale për të zgjidhur problemet në dashuri që kanë mbetur pezull. Disa premtime të bëra në të kaluarën në punë mund të realizohen më në fund sot.
Akrepi: Në dashuri, kushtojini vëmendje historive sekrete që mund të sjellin xhelozi dhe probleme në cift. Në punë këto ditë premtojnë vrull të madh emocional.
Shigjetari: Sot është një ditë që në dashuri sjell ende disa mosmarrëveshje mes partnerëve, duhet të ruani qetësinë. Edhe në punë duhet të bëni kujdes pasi nuk ndiheni të sigurt.
Bricjapi: Falë ndikimit të Hënës, do të keni shansin të nisni një lidhje me personin që pëlqeni. Përfitoni nga momenti. Ndërkohë shmangni bastet apo cdo lojë tjetër që ka të bëjë me paratë.
Ujori: Mund të keni komplikime në marrëdhënien me Akrepin dhe Demin. Ndërkohë dikush do të debatojë me ju në punë, por nuk do e humbisni durimin.
Peshqit: Afërdita do të hyjë sërish në shenjën tuaj, mos u dorëzoni por besoni në dashuri! Në punë ju kërkojnë shumë gjëra, por ju bëni vetëm ato që ju pëlqejnë.