Një ditë pas aksidentit me pasoja tragjike në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë, policia njofton arrestimin e drejtuesit të mjetit që i mori jetën një 10-vjeçareje.

Sipas policisë, 49-vjeçari Alban Guri ka qenë duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital”, informoi policia.

Familja e së miturës jetonte me qira në zonën në fjalë dhe kishin vetëm katër ditë që ishin transferuar aty.