Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook, lidhur me situatën e çmimeve.

Rama ka krahasuar TVSH-në për bizneset e vogla që në Shqipëri është 0%, ndërsa në vendet e tjera të rajonit është mbi 17%.

“Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë, siç po mbrojmë të gjitha familjet po ashtu, si askund tjetër ku faturat e energjisë po kripen vijimësisht”, shkruan Rama.