Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, njëkohësisht anëtar i Komisioni të Rithemelimit, thotë se kriza e PD-së zgjidhet vetëm nëse dorëhiqet nga posti kryetarit Lulzim Basha.
Në një intervistë, Paloka u shpreh se nuk ka negociata mes Komisionit dhe Bashës.
“Ndërmjetës midis nesh nuk ka pasur midis Komisionit të Rithemelimit dhe Lulzim Bashës. Ka pasur një kontakt apo takim të zotit Berisha me ish-deputetin Elmar Brok. Mesa di unë me kërkesë të Lulzim Bashës, në fund ka rezultuar që Brok i ka thënë Berishës që mbetesh e vetmja zgjidhje për këtë situatë në PD.”, u shpreh Paloka
Sipas Palokës, Basha kërkon që të marrë poste drejtuese para se të jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD, në mënyrë që të mbetet aktiv në politikë.
“Zoti Basha kërkon të marrë një pozicion qoftë edhe kryetar të një komisioni parlamentar për të qëndruar aktiv në politikë. Përderisa këto janë biseda që unë nuk kam qenë i pranishëm, nuk mund të marr përsipër as t’i konfirmoj, as t’i konsideroj si reale”., tha Paloka.





