Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes së Bashës, duke thënë se nuk kishte vlerë, për shkak se ky i fundit ishte shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit.
Por nga ana tjetër, Bylykbashi tha se ky ishte një veprim që kishte lehtësuar shqiptarët, të cilat kishin parë se ekzistonte veprimi i dorëheqjes nga një post drejtues.
Oerd Bylykbashi, deputet i PD:
Nëse bashkimi lidhet me Bashën besoj se kjo u mbyll me 6 mars sepse e pamë se nuk e donin. Ndërsa sot dorëhqeja e tij nuk ka vlerë sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Këto janë themelet e mëdha.
Sot shqiptarët kanë dëgjuar se sot edhe Basha iku dhe janë lehtësuar dhe thonë shyqyr iku ky.
Se është bërë për shyqyr. Unë mendoj se Basha nuk i mashtron dot me lëvizje duke menduar se është më i zoti se tjerët. Unë mendoj se ende mund të bëjnë komplotet e tjera brenda selisë.
Këta e kanë hallin se kush do drejtojë atë copën e vogël në seli.





