Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruan në një dalje për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS se deputetët e PS do jenë në teren për të kontrolluar çmimet.

“Diskutuam në mbledhje për Paketën e Rezistencës dhe së shpejti do ketë akte normative.

Do t’i bashkohen kolegëve ministra për të verifikuar masat e qeverisë përmes grupeve të kontrollit të çmimeve të mos i lemë mundësi abuzuesve që të abuzojnë në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Grupi Parlamentar i PS do ketë një axhendë intensive në 12 qarqe në mënyrë që masat e ndërrmara nga qeveria të zbatohen”, tha Balla.