Administrata e PD ka vendosur që të heqë dyert e fortifikuara të vendosura dy ditë para protestës së thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha më 8 Janar.
Brenda selisë dyert e blinduara, por edhe tavolinat e vendosura për të mos lejuar protestuesit që të futeshin në godinë, vijojnë të jenë brenda, megjithatë me vendimin e marrë ato pritet të largohen nga ambientet e selisë blu.
Heqja e dyerve të blinduara u kërkua një ditë më parë nga deputetët Salianji dhe Bushati, të cilët po ashtu bënë thirrje për bashkimin e PD.
Ndërkohë, që prej ditës së martë, kur Lulzim Basha u pa të futej në selinë blu një ditë pasi njoftoi dorëheqjen, ai nuk ka shkuar më në këtë godinë. Mungesa e tij u vu re këtë të enjte edhe në punimet e Kuvendit.





