Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sulmoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë në lidhje me situatën ekonomike në vend.
Sipas saj 40% e popullsisë jeton nën minimumin jetik, çmimet janë rritur, ndërkohë që qeveria është e fooksuaur te tenderat abuzivë dhe pagesat e inceneratorëve.
“Një furrnellë nuk mund të zgjidhë hallet e shqiptarëve. Çmimi i bukës është rritur me 20 lekë dhe është ulur pesha.
Realisht mbi 40% e popullsisë shqiptare jeton nën minimumin jetik. Më 24 shkurt ju kam thënë që lërini këto deklarata përkrahëse, se me thënë të drejtën se deklaratat në parlamentin tonë ishin më të forta se të Biden dhe shefit të NATO-s që dënonin sulmin në Ukrainë, por kam kërkuar të mblidhet Këshilli i Emergjencës pasi pasojat do t’i ndjenim në bukën e përditshme.
Sepse mbi 10% e importeve shqiptare vinin nga Serbia, duke patur parasysh që Serbia nuk do ta dënonte dhe nuk do të vensote asnjë lloj sanksioni ndaj Rusisë.
Për të mos vazhduar më me çmimin e naftës, apo për të vuijuar me rritjen e çmimeve të tjera që kanë impakt të drejtpërdrejt te qytetarët.
Jo më larg më erdhi një video nga Dubai, për EKSPO-n 2020, që ishte vizita e qeverisë tonë të famshme me gjithë kolegët deputetë dhe ministra. Nuk shikoja ndonjë fytyrë që vuante dhimbjen e luftës së Ukrainës apo dhimbjen e çmimeve të naftës dhe situatës ku ne ndodhemi, por përkundrazi shihja një ekzaltim të jashtëzakonshëm.
Nuk asgjë të keqe se qënie njerëzore janë dhe ata. Por mos të tallemi me qytetarët më mirë t’i themi se paratë tona kanë vajtur te inceneratorët apo kemi bërë ndere te miqtë tanë”, tha Kryemadhi.





