Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka folur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për të njohur Komisionin e Rithemelimit si organin drejtues të PD-së.

Kaso tha se me vendimin e sotëm PD-ja do t’u kthehet demokratëve.

“Gjykata sot mori vendimin e paralajmëruar dhe vendosi t’u kthejë demokratëve partinë e tyre. Është fitore  e madhe për të gjithë demokratët, është zyrtarizuar ajo që kemi thënë që në krye të herës. Sot ka vetëm një Parti Demokratike që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit dhe është e certifikuar me vendim gjykate”, u shpreh Ivi Kaso.