Ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha në një deklaratë për shtyp se Drejtoria e Kadastrës ka nisur një process të rëndëishëm hetimi sa i takon abuzimeve me pronat publikë.

“Struktura anti-korrupsion në ministrinë e Drejtësisë ka në proces një super hetim me të gjitha abuzimet me pronën publike e private nga veriu në jug me fokus të vecantë bregdetin. Dosja e hetimit shtrihet në kohë ”, tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Ministri kishte një paralajmërim për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore që janë të përfshirë në abuzime me detyrën.

“Pavarësisht gradës e funksionit që mban në administratën publike e shtetërore cdo nëpunës publik i këtij shteti që ofron një shërbim publik e që e shet këtë shërbim kundrejt ryshfetit në emër të shtetit e në zyrat e shtetit do përgjigjet e përballet me forcën e ligjit”.

Sipas Manjës, “nuk është vetëm agjencia shtetërore e Kadastrës fokusi i njësisë anti korrupsion”.

Aktualisht po trajtohen “mbi 700 raste të ankesave denoncimeve të qytetarëve dhe për agjenci të tjera publike në Shqipëri që shumë shpejt do kemi dhe për këto agjenci fokusin më të madh të ankesave e denoncimeve e ka Kadastra”, tha ministri.