Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të takiomit me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin brenda selisë së PD.

Berisha tha se në PD nuk mund të ketë të shkarkuar, por duhet të bashkohen për të kaluar krizën.

“Në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD i bëj thirrje demokratëve kudo që janë t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen për interesin e vendit, kombit, shoqërisë, shqiptarëve.

PD është sot parti e të gjithë demokratëve. Prej saj nuk mund të ketë të shkarkuar. Vendimi i gjykatës legjitimoi vendimet e kuvendit të 18 Dhjetorin që sjellin PD parti e votës së lirë e orientimir euroatlantik.

Partia kaloi një krizë, për shërimin e të cilës çdo demokrat të kontribuojë”, tha Berisha.