Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se sot ka takuar dhe biseduar me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Ai tha se ka kërkuar angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD-së.

“Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e madateve të kryetarëve të degëve. Disa prej tyre më kanë shprehur kërkesën që zgjedhja për kryetar të tyre të shtuhet me datën 20 prilo. Unë e diskutova këtë çështje dhe po hartohet udhëzuesi për t’u shpërndarë. Është një proces pozitiv nisur edhe nga marrëdhënia që kanë pasur me ish-kryetarin. Ai ka dhënë dorëheqjen dhe marr përsipër problematikat e krijuara nga drejtimi i tij. Sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë, ka një statut. Ju jeni kuriozë të dini edhe çfarë u bisedua. Shkova u shtrëngova doreën, u ula dhe bisedova me kryetarin e Grupit Parlamentar Bardhi dhe Alibeaj. Nuk ishte vetëm shtrëngim duarsh, por edhe diskutim. Unë kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD. I gjeta të përkushtuar në këtë mision por është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë.