Për problemin e nxënësit me aftësi të kufizuara Emiljano Liçi, emisioni “Stop”  ka komunikuar me titullaren e shkollës, e cila justifikohet se ka zbatuar udhëzimin për kriterin e moshës. Por ajo nuk di të thotë se pse e pranoi Emiljanon dhe më pas e përjashtoi nga shkolla, pasi kishte filluar viti.

Gazetarja: Jemi këtu një rastin e një nxënësi me emrin Emiljano Liçi që ju e nderuar drejtoreshë e keni larguat nga shkolla. Cilat janë arsyet?

Titullarja e Shkollës: Në shkollat normale, mosha është deri në 16, regjistrimi realisht fillon në moshën 6 vjeç deri në moshën 16 vjeç. Nëse fëmija është i regjistruar dhe nuk e ka mbaruar vitin shkollor, lejohet deri në moshën 17 vjeç. Nxënësi në shkolla të specializuara qëndron deri në moshën 19 vjeç.

Gazetarja: Po e keni mbajtur nxënësin. Si është kjo logjikë? Domethënë 3 vite do t’i bësh këtu dhe 3 vite dil dhe bëji në një vend tjetër?!

Titullarja e Shkollës: Po kështu është.

Gazetarja: Po si është kështu?!

Titullarja e Shkollës: Po se nuk jam shkollë e specializuar.

Gazetarja: Ti e dije që në fillim që nuk ishe shkollë e specializuar.

Titullarja e Shkollës: Unë jam shkollë normale dhe në një shkollë normale…

Gazetarja: Dhe çfarë do të thonë, kur mbarojnë?

Titullarja e Shkollës: Në 16 normal, por në qoftë se është në vazhdim, liget në 17.

Gazetarja: Po pse e le 18?

Titullarja e Shkollës: Në rastin tim… Ishte i regjistruar kur erdha unë. Unë nuk kam qenë udhëheqëse e kësaj shkolle në atë moment.

Gazetarja: Atëherë, erdhe ti dhe ta qërojmë?! Përtej këtij urdhëri, ka një urdhër human. Nuk të vret pak nga ana njerëzore që ai nxënës…

Titullarja e Shkollës: Mos u nisni nga ana njerëzore.

Gazetarja: Nga ana njerëzore moj zonjë sepse ky është urdhër dhe urdhrin ti e ke zbatuar çalë-çalë. Çfarë do të bëni për nxënësin? E kuptoni që i keni djegur vitin?!

Titullarja e Shkollës: Jo, unë nuk i kam djegur vitin.

Gazetarja: Po kush i ka djegur?

Titullarja e Shkollës: Ka një ligj…

Gazetarja: Moj zonjë ky nuk është ligj, është urdhër. Çfarë do të bëni me rastin e Emiljanos?

Titullarja e Shkollës: Ai ka mbushur moshën, të shkoj në shkollë të specializuar.

Gazetarja: Nuk ka mundësi të shkojë.

Titullarja e Shkollës: Atëherë ta gjejë mundësinë dikush tjetër, unë nuk mundem të merrem me të.

Gazetarja: Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Mihal Nako.

Drejtori i ZA Divjakë, Llazar Stase thotë se problemi u kap me vonesë dhe fajin e ka drejtoresha e shkollës. Stase thotë se djali u largua për sjellje agresive.

Gazetarja: Ju si zyrë arsimore ku ishit 2 vite më parë sepse djali deri në 18 vjeç ka zhvilluar këtu ciklin shkollor të 9-vjeçares. Pse nuk e vutë në dijeni para dy vitesh, por e vutë sot?

Drejtori Llazar Stasa: Mbaroi klasën e 8-të. Ky problem u kap kur nxënësi Emiljano Liçi filloi të bëhej i dhunshëm për sigurinë.

Gazetarja: Ta nxjerrin në rrugë, t’i hedhim dhe ca letra anonime dhe mbaroi filmi.

Drejtori Llazar Stasa: Nuk e kemi nxjerrë në rrugë. Nuk u regjistrua më në Shtator për efekt moshe.

Gazetarja: Profesori thotë të kundërtën.

Drejtori Llazar Stasa: Po lëre se çfarë thotë ai.

Mësuesi: Figronte në shkollë deri në 21 Shkurt. Ka ardhur në shkollë nxënësi.

Drejtori Llazar Stasa: Ne e kemi referuar rastin në Shërbimin Social të Bashkisë.

Gazetarja: Kur, para dy javësh?

Drejtori Llazar Stasa: Para 3 muajsh.

Gazetarja: Para 3 muajsh prapë vonë jeni sepse fillon ën Shtator shkolla, pse në Janar?!

Drejtori Llazar Stasa – Mësuesit: Ik mor!

Gazetarja: Është profesor ai, të lutem mos i fol kështu!

Drejtori Llazar Stasa: Po çfarë mësuesi ai, ai nuk është mësues.

Gazetarja: Mos u shpreh kështu se je dhe drejtor arsimi.

Drejtori Llazar Stasa: Do të ia dokumentojmë ne avash-avash.

Gazetarja: E keni kopsitur dhe profesorin që doni ta hiqni nga puna?

Mësuesi: Po, për mua po e bëjnë!

Gazetarja: Kush është arsyeja që duan të heqin nga puna?

Mësuesi: Për bindje politike se jam i djathtë. Unë jam me “Foltoren”, me Berishën.

Drejtori Llazar Stasa: Të shikosh veprimtarinë e tij është e tmerrshme. Këtij i është dhënë masë. A është normale që ta thërrasësh këtë ti këtu?!

Gazetarja: Ky është një professor i nderuar, ti je drejtor i nderuar.

Drejtori Llazar Stasa: Hajde mirupafshim!

Gazetarja: Po pse a duhet të jenë të gjithë me PS-në? Çfarë do të bëni me rastin sepse do ta shohë ministrja?

Drejtori Llazar Stasa: Unë ju pres në zyrë. Të ju vëmë dokumentat në dispozicion.

…..

Gazetarja: Po mirë mo tani, unë nuk e kuptoj, qëparë ti ike me makinë, tani erdhe vete. Tani më fole vetë.

Drejtori Llazar Stasa: Jo, jo çova makinën në ofiçinë edhe…

Gazetarja: Po mirë mo, ti edhe mund të mos më flisje mua! Po pse e përjashtoi ajo drejtoresha e shkollës, jo që në fillim të shkollës?

Drejtori Llazar Stasa: Jo, që në fillim të vitit. Drejtoreshën, për mos bërje të proçedurave të rregullta të shkresave, e kam propozuar për masë në DRAPT. Kam 11 drejtoresha, 10 janë model, nuk krahasohen me meshkujt. Kjo më ka nxirë, na ka nxirë jetën! I bën së prapthi shkresat.

Gazetarja: Ankesat?

Drejtori Llazar Stasa: Si ankesat?

Gazetarja: Ankesat për nxënësin, pra! Për këtë të rrezikshmin…

Drejtori Llazar Stasa: Ah, po! Po kanë ardhur 2 ankimime nga prindërit!

Gazetarja: O bobo, o bobo! Kur? Këto dy muajt e fundit? Po mirë, nga 3 vjet nuk ishte problematik ai, këto 2 muajt e fundit është bërë?

Drejtori Llazar Stasa: Po natyrisht, se ai e mbushi moshën!

Punonjësja sociale e shkollës dhe e njësisë, si dhe psikologu i shkollës sqarojnë se këto dy muaj kanë ardhur ankesat për djalin dhe jo më parë.

Psikologu i shkollës: Unë sapo kam mbushur 1 vit te ajo shkollë, raste të tilla më kanë ardhur vetëm këto 2-3 muajt e fundit.

Punonjësja sociale Gradishtë: Kështu më kanë ardhur, që ai prish qetësinë. Futet, ndërhyn, kur nxënësit e tjerë bëjnë aktivitet. Dy muajt e fundit. Se mbaj mend realisht të them fiks se kur ka ndodhur.