Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane është prangosur në pikën kufitare të Kakavijës.

I arrestuari me iniciale T.O., tentontoi të hynte në Greqindërkohë që ka rezultuar i dënuar me 5 vite burg në Itali dhe më një gjobë financiare prej 50 mijë eurosh.

Ai akuzohet për trafikim të sasive të mëdha të drogës drejt Italisë. Policia greke bëri shoqërimin e tij drejt Janinës në pritje të ekstradimit të tij drejt Italisë.