Dashi: Situata është shumë interesante për të bërë takime të rëndësishme. Në punë, nuk do të ketë më vonesa.
Demi: Yjet janë shumë të vëmendshëm ndaj dëshirave tuaja, ndaj kjo e diel do të jetë plot emocione për ju.
Binjakët: Sot do të rikthehet një dëshirë e madhe për të qenë me partnerin, edhe për ata që nuk po i shkon mirë romanca. Ndërkohë ju nuk jeni për të bërë punë si të gjithë, kërkoni dicka më shumë.
Gaforrja: Kushtojini vëmendje problemeve të vogla familjare, veçanërisht me Akrepin, Luanin dhe Ujorin. Nëse nuk jeni të kënaqur me punën, hidhini një sy propozimeve të tjera që keni marrë.
Luani: Nëse jeni të zënë, dashuria do t’ju buzëqeshë me lajme të mira. Nëse jeni të vetëpunësuar, tani është koha për të qenë më të guximshëm.
Virgjëresha: Mbani nën kontroll emocionet, përndryshe rrezikoni të hidhni gjithçka përmbys. Në punë, përpiquni të bëni gjërat më të rëndësishme që në mëngjes.
Peshorja: Sot është ditë e shkëlqyer dhe e favorshme për dashurinë. Mos planifikoni asgjë për të ditët në vijim, qëndroni të lirë për çdo të papritur.
Akrepi: Këto ditë nuk përjashtohen mundësitë që të kthehet një histori e vjetër dashurie. Nga ana tjetër, ata që presin diçka në punë, të bëhen gati për përgjigje.
Shigjetari: Edhe nëse një marrëdhënie ishte e vështirë, tani mund ta kuptoni se cfarë ka ndodhur mes jush. Në punë, mund të keni diskutime të mundshme në horizont, mos e humbisni durimin.
Bricjapi: Nuk është e lehtë të gjesh hapësirë për dashurinë, sidomos tani që ju duket sikur nuk ju nevojitet. Mos e mbivlerësoni veten në punë, ka ende shumë për të mësuar.
Ujori: Dashuria është në krye të mendimeve tuaja, ndaj bëni mirë të lëvizni në përputhje me rrethanat. Dita do jetë pozitive për punë.
Peshqit: Nuk ju pëlqejnë pasiguritë në dashuri, por ju bëjnë të jeni të vëmendshëm dhe zgjojnë kureshtjen. Gjatë dy ditëve në vijim, kini kujdes nga investimet.