Nëse besoni në astrologji, me siguri do t’ju interesojë se cilat janë ditët e mira dhe cilat janë ditët e këqija të prillit.
Sidomos kur kemi parasysh se në prill do të kemi një eklips diellor.
Nëse keni një vendim të rëndësishëm për të marrë këtë muaj, është shumë e rëndësishme se cilën ditë do të zgjidhni për të.
Eklipsi diellor ndodh më 30 prill dhe do të na kujtojë se “nuk është ar gjithçka që shkëlqen”.
Nuk duhet të lëvizni shumë atë ditë, duhet të dëgjoni trupin tuaj me sa më shumë kujdes dhe të mos keni dëshirë për aktivitet të tepruar fizik, transmeton Telegrafi.
Ditët e favorshme në prill 2022 janë: 6, 7, 14, 18, 20 dhe 22 prill.
Ditë të pafavorshme janë: 16, 19 dhe 26 prill.
Megjithatë, lajmi i mirë është se nuk mund të prisni Merkurin retrograd në prill, fajtorin e famshëm për ngjarjet negative.
Më së miri është që këto ditë t’ia kushtoni vetes, relaksimit dhe mundësisë për të kaluar kohë me familjen tuaj.
Mundohuni të ndaheni nga lajmet, problemet në punë dhe gjithçka që ju prish qetësinë.
Sipas astrologjisë, nuk duhet të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm më 16 prill – ditën e Hënës së plotë.
Gjatë hënës së plotë dhe disa ditë më vonë, ka shumë mundësi që të merret një vendim i gabuar, ndaj është më mirë t’i shtyni momente të tilla për një ditë tjetër.