Policia e Durrësit njofton se janë arrestuar në flagrancë tre persona të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme.
Mësohet se materialet në ngarkim të tre të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 40 vjeç, pasi në një bar-kafe, në lagjen nr. 1, Durrës, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit M. Ç.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 39 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Tapizë, Krujë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin “Nissan” në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit në automjet iu gjet një fenelinë policie që e mbante pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





