Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një makinë tip “BMW” ka marrë flakë në Durrës.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit dhe se në ambientet e rajonit janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për këtë rast.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





