Sot, në orën 17:00 do të zhvillohet mbledhja online e Asamblesë së Partisë Socialiste. Pika kryesore në rendin e ditës është miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit më 9 prill.

Organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Socialiste do të mblidhet në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë pritet që të miratohet edhe agjenda e punimeve të Kongresit, rendit të ditës si dhe do të bëhet prezantimi i Statutit të ri të partisë që do t’i paraqitet Kongresit për votim e miratim.