Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë detaje lidhur me takimin me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili zgjati për rreth 40 minuta në Kryesinë e Kuvendit.
Në një postim në “Twitter” Kim shkruan se çështjet që janë diskutuar janë rritja e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, reforma në drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në BE.
“U takova me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit të njëqindvjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona; Theksuam nevojën e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA, e nevojshme që Shqipëria të bashkohet në BE, duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”, shkruan Kim.





