Pas përfundimit të mbledhjes në selinë e PD, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat.

Berisha është treguar i prerë se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. 

Teksa u pyet nëse PD do të shpallet non grata me atë në krye, Berisha tha se kryetari i PD u shkarkua më 11 dhjetor.

Kryetari i PD u shkarkua me datën 11 dhjetor me votat 4446 votat e delegatëve. Askush nuk ka tagër të caktojë kryetarin e PD. Kjo është një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në punët e brendshme.  Asnjeri, as guvernatorja, as Zeusi Rama nuk kanë tagër të  caktoje kryetarin e PD.“, tha Berisha.