Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.
3 persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti tragjik në Rubik.
Bëhet me dije se viktimat dhe i plagosuri janë anëtarë të një familje nga Kosova.
Momentalisht nuk bëhen me dije të tjera detaje nga ngjarja ndërsa policia dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendngjarjes.





