Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se nisma e Këshillimit Kombëtar është mbyllur.
Përmes një conference për media së bashku me Drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, që koordinoi procesin, Rama tha se pyetjeve të drejtuara nga qeveria iu përgjigjën më shumë se gjysmë milioni shqiptarë.
“Kemi vazhduar të kemi shumë pjesëmarrje dhe e kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar me një shifër që na ka surprizuar dhe ne vetë, mbi gjysëm milionë qytetarë.
Agjencia ka organizuar dhe drejtuar procesin dhe fal përfshirjes së Instatit si një shërbim për këtë process me cilësi kemi arritur që ta përfundojmë Këshillimin kombëtar me një rezultat pozitiv. Rezultat pozitiv është pjesëmarrja. Si hera e parë ishte me shumë të panjohura dhe për ne por ajo që është më e rëndësishmja tani është që të gjithë atyre qytetarëve që morën pjesë tu kthejmë besimin dhe tu japim mbrapsht atë që meritojnë, përkushtimin tonë që zëri i tyre të dëgjohet me respekt dhe që opinionet e tyre të kthehen në plane zbatimi në atë drejtim që ata na kanë orientuar. Kjo është A-ja në mënyrë që proscesi i këshillimit Kombëtar të rritet dhe të përfshijë sa më shumë qytetarë duke ruajtur konfidencialitetin. Ne kemi bërë një process për t’i dhënë të gjithëve mundësinë për tu shprehur pa asnjë lloj sikleti. Do të shohim dhe më tutje si do të vijojmë në këtë aspect. Ka një sërë vrejtjesh dhe ankesash nga vetë qytetarët që na kanë bërë të mëndohemi dhe do t’i shohim me shumë vëmendje, sin ë formulimin e pyetjeve”, tha Rama.





