Kryeministri Rama në një konferencë të mbajtur ditën e sotme ku ka publikuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar ka deklaruar se Shqipëria do të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor.

Do legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor. Do të bëjmë ekzaktësisht atë që thonë qytetarët. Kanabisi mjekësor do të hapë vende të reja pune”, tha Rama.

Kujtojmë se 61 % e personave që kanë plotësuar formularët e Këshillimit Kombëtar i janë përgjigjur pozitisht pyetjes se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit.