Ish-kryeministri ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme ku ka folur për vendimin për legalizimin e kanabisit.
“Jam këtu për vendimin e dëmshëm që Rama po merr legalizimin e kanabisit. Ky vendimin është një vendim kundër shëndetit fizik dhe mendor si edhe të identiteti të shqiptarëve dhe reputacionit të tyre. Në formimin tim si mjek dhe politika kam lexuar gjerësisht për kanabisin, në këtë kontekst theksoj se studimet e gjëra të universitete më prestigjoze të botë kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore të trurit”, tha Berisha.





