Presidenti Meta u ka bërë thirrje të arrestuarve nga SPAK për aferën e inceneratorëve që të bëhen “të penduar” dhe të bashkëpunojnë, duke treguar emrat e tyre që u dhanë garanci për të shkelur ligjet.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook Meta, bën thirrje që 400 mln eurot e vjedhura sipas tij me aferën e inceneratorë t’i kthehen qytetarëve shqiptarë.
“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve!
U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale”, shkruan Meta.





