Ka përfunduar protesta e 68-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila u mbyll në Parkun Rinia, pas një marshimi në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.
Protestuesit nisën marshimin nga Kryeministria, për të vijuar drejt zonës së ish-Bllokut, më pas te Shallvaret dhe në fund në Parkun Rinia, ku mbyllën tubimin e kësaj dite.
Në përfundim të marshimit, protestuesit e mbyllën protestën me thirrjet “Nesër më shumë!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”.
Gjatë gjithë itinerarit, qytetarët brohoritën sloganet që tashmë janë kthyer në refren të protestës, si “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”.







