Policia e Vlorës lajmëron se një person është gjetur pa shenja jete, i mbytur në një kanal.
Sipas policisë, 50-vjeçari me iniciale G.B. vuante nga epilepsia, ndërsa mendohet se ka rënë aksidentalisht në kanal.
Ai u gjet sot rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”.
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal, informon policia.





