Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, vizita e parë,pas zgjedhjes së Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz.
Rama gjithashtu ka zhvilluar një takim me kryetaren e bashkisë së Berlinit Franziska Giffey.
Në dalje të godinës së bashkisë Rama është pritur nga një qytetar gjerman i cili i kërkon autograf sepse ishte një adhurues i pikturave të kryeministrit shqiptar.
“Ai momenti kur të bërtet gjermani nga larg dhe ti kujton se po të shan ndonjë i racës tënde”, shkruan Rama.





