Pasi SHBA shpalli “non grata” politikanë dhe biznesmenë të Ballkan, ku mes të cilëve ishin dhe ish-deputeti i PS, Aqif Rakipi dhe biznesmeni, Ylli Ndroqi, ka reaguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Blinken shkruan se SHBA mori vendimin ndaj disa aktorëve në Ballkan të cilët kishin rol destabilizues dhe korruptiv.
“Qeveria e SHBA ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”, shkruan Blinken.





