Mediat gjermane shkruajn sot se policia Federale ka shoqëruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama “pas mosmarrëveshjes për mbajtjen e maskës kundër koronavirusit në avionin e Lufthansa”.

“Sipas pasagjerëve që ndodheshin në avion, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore të përshkruar nga rregullat e pandemisë Covid përpara nisjes së avionit nga Frankfurt në Detroit, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruan media gjermane.

Rama Der Spiegel

Vetëm pasi u bind nga një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.

Linja ajrore i mundësoi kryeministrit dhe delegacionit me 10 anëtarë një linjë tjetër udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U hoq një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord. Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin Ramas, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë për një kryetar qeverie”, shkruan Spiegel.