Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për Reformën në Drejtësi, duke thënë se po fillon të prodhojnë më shumë rezultate me ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të cilët kanë kryer shkelje.
Ndërsa gjithashtu nuk ka lënë pa përcjellë një mesazh të “koduar” për personat që sipas saj po përpiqen të ndërhyjnë në Reformën në Drejtësi duke e penguar të arrijë qëllimin.
Postimi i plotë i ambasadës së SHBA në Shqipëri:
Ndërsa Reforma në Drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.
Presidenti Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare në Memorandumin e 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.





