Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në Liqenin e Fierzës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë një 55-vjeçar i identifikuar si Sul Demnushi. Fatmirësisht, ka arriutr të shpëtojë djali i tij, i cili drejtonte mjetin.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku mjeti tip “Volkswagen” humbi kontrollin dhe ra në liqen.

Aktualisht, turpi i viktimës ndodhet në morgun e Kukësit.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa kjo e fundit po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.