Sot u përcoll për në banesën e fundit Daina Galicaj, 24-vjeçarja nga Kavaja që vdiq në një aksident tragjik në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Kavajë, Redjan Krali.

“E diel e trishtë sot për Kavajën që përcolli për në banesën e fundit bijën e saj, Daiana Galicaj mes lotësh e dhimbje”, shkruan ndër të tjera Krali në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë:

E diel e trishtë sot për Kavajën që përcolli për në banesën e fundit bijën e saj, Daiana Galicaj mes lotësh e dhimbje 🖤

Humbje e pangushëllueshme për prindërit, motrën, vëllain, të fejuarin dhe gjithë të afërmit e miqtë që sot i dhanë Lamtumirën e fundit!

Të qoftë bahçe e mbushur me lule ajo bota tjetër, si lulet e panumërta me të cilat të mbuluan sot!

Shpirti yt i bardhë pushoftë ne paqe 🙏🏻