Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ka vijuar sulmet ndaj presideniti Ilirt Meta.

Rama u ndal dhe tek vlerësimet që Presidenti ka bërë për figura të ndryshme të vendin tonë, ku sipas kreut të qeverisë, Meta e ka bërë vendin qesharak pasi dekoron figurat që kanë ndërruar jetë.

“Sistemi i titujve të medaljeve është sistem i njohur, nuk ka 100 sisteme dhe është o njëri o tjetri, Shqipëria bën një përjashtim flagrant dhe është i vetmi vend në botë ku falë Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen titujt dëshmorëve të Ilir Metës. Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial dhe kjo do të ndryshojë, është e rëndësishme për shtetin, për seriozitetin e një shteti dhe do kemi një shtet më serioz duke pasur një figurë më serioze, një ligj për institucionin e presidentit, një sistem titujsh e medaljesh serioz, siç e ka gjithë planeti“, tha Rama.