Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14-vjeçe.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.