Një 15-vjeçar është zhdukur në fshatin Babicë në Vlorë.

Mamaja e tij, 31-vjeçarja ka bërë një kallëzim në polici ku prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç.

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.“, njofton policia.