Një kamion me 1.6 tonë fruta kontrabandë që kishte hyrë në vend nga dogana e Kakavijës u ndalua në Gjirokastër.
Policia ka ndaluar 48-vjeçarin me iniciale A.G. në vendin e quajtur “Ura e Lumit”.
Në automjetin “Mercedes Benz”, ndodheshin 1.6 tonë fruta të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës apo deklaratë doganore.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u vu nën hetim 39-vjeçari me iniciale Th. K., me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk ka ushtruar kontroll në këtë automjet.





