Një 44-vjeçar është plagosur me armë zjarri në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, pasditen e sotme rreth orës 16:15.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Mema, banues në Saravë, Lushnjë.

Mësohet se 44-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.