Personi që po shikoni në foto është Kujtim Meta, 44-vjeçari që u plagos pasditen e sotme në Lushnje.
Meta ndodhej në një lokal në momentin që u qëllua me breshëri plumbash, dy prej të cilëve e kapën në zonën abdominale.
44-vjeçari ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.
Autori ka arritur që t’ia mbathë, ndërkohë që është raportuar se plumbat nuk ishin për Metën.
Shënjestra e këtij atentati mësohet të ketë qenë një tjetër person, por atentatori e ka ngatërruar me 44-vjeçarin.





