Gjatë persona të arrestuar dhe rreth 57 kg drogë e sekuestruar është bilanci i operacionit të policisë së Kosovës në Fushë Kosovë dhe Mitrovicë.
Burime zyrtare thanë se 3 prej të arrestuarve janë nga Shqipëria.
“Gjatë kontrollit në dy vetura dhe në një shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar: 56.81 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, katër automjete tri prej tyre me targa të Shqipërisë, tetë telefona celular, para të gatshme në euro, disa monedha Lek të Shqipërisë e Dinar të Serbisë.” thuhet në njoftimin e policisë.





