Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi prej 1 viti ishte në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 8 janar 2020.

Në pranga ra shtetasi me iniciale A.K., i cili një vit më parë së bashku me vëllanë e tij N.K. qëlluan me armë në drejtim të një banese.

33-vjeçari akuzohet për përkrahje të autorit dhe që ka ndihmuar vëllanë e tij.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg në mungesë për 33-vjeçarin më 15 janar 2020. Ndërkohë, vijojnë hetimet për arrestimin e vëllait.